• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, thonë  nga Ministria e Shëndetësisë

 Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, pasi sot nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kanë shprehur pakënaqësi me buxhetin e vitit 2025 për terapi me insulinë.

"Theksojmë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë. Gjithashtu, me prokurimin e ri dyvjeçar publik do të sigurohet terapi shëndetësore moderne. Në bashkëpunim me institucionet kompetente po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e mjeteve shtesë për pajisje mjekësore për pacientët me diabet", thuhet në njoftimin drejtuar publikut.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë se në përputhje me praktikën e krijuar, janë konsultuar edhe përfaqësues nga Lidhja e Shoqatave të Diabetit për sfidat aktuale me të cilat përballen pacientët.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR