• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Të gjithë për gjykim të drejtë": Monitorimi i Këshillit gjyqësor vëren devijime të vazhdueshme nga ligjet dhe standardet për punë transparente dhe llogaridhënëse të këtij institucioni

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" përsëri e ceki shqetësimin për mënyrën e punës së Këshillit gjyqësor në disa ditët e fundit dhe nga monitorimi i punës së tij vëren devijime të vazhdueshme nga Ligji për Këshillin gjyqësor dhe standardet për punë transparente dhe llogaridhënëse të këtij institucioni, thuhet në raportin e posaçëm të Koalicionit për mbledhjen e sotme të Këshillit gjyqësor, ku u zgjodh kryetari i ri.

"Duke pasur parasysh situatën alarmante në të cilën Këshilli gjyqësor e solli vetëvetenm, sërish bëjmë me dije se Këshilli duhet ta zbatojë Kushtetutën në mënyrë konsekuente, Ligjin dhe rregullat e tjera pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në atë drejtim, Koalicioni përgatiti raport të posaçëm me komente për mbledhjen e 439-të të Këshillit gjyqësor të mbajtur më 04.05.203, por edhe për punën transparente të Këshillit gjatë ditëve të kaluara", thuhet në kumtesën e Koalicionit.

Mbledhja e Këshillit gjyqësor në të cilën duhej të zgjedhej kryetari i ri i Këshillit, fillimisht duhej të mbahej m[ 02.05.2023 megjithatë u shty me arsyetimin se Këshilli nuk është në përbërje të plotë. Nga ana e Këshillit ishte paralajmëruar se me kohë publikisht do të shpallet kumtesë e re për mbajtjen e saj.

"Sot u konstatua se kumtesa për mbajtjen e mbledhjes së 439-të të Këshillit gjyqësor është kumtuar vetëm 15 minuta para fillimit të mbledhjes, që seriozisht kontribuon drejt uljes së punës transparente të Këshillit gjyqësor, sepse veprimi i këtillë praktikisht e parandalon opinionin të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe i njejti mund të interpretohet si tentim i Këshillit që në mëynrë të paligjshme të pamundësojë prani të opinionit në mbledhje", thuhet në raportin e Koalicionit.

Koalicioni konsideron se mënyra e këtillë e caktimit dhe shpallja e mbledhjeve është absolutisht në klundërshtim me punën transparente dhe llogaridhënëse të Këshillit gjywësor posaçërisht në situata të këtilla të jashtëzakonshme kur, që të përmirësphet imazhi i Këshillit dhe gjyqësisë në tërësi, nevojiten përpjekje të jashtëzakonshme për transparencë dhe llogaridhënie në punë.

Me veprimin e këtillë të Këshillit, edhe njëherë, theksojnë nga Koalicioni, konfirmohet fakti për punën e paligjshme të Këshillit, si dhe punën jotransparente të të njejtit që seriozisht i ndezë dysjimet publike për ndikime politike në të njejtin.

Nga aspekti i lëshimeve procedurale, në rendin e ditës për mbledhjen e sotme publike mungoi pika për miratim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, kështu që pa ekzistuar as procesverbali i miratuar, as formalisht të përgatitet dhe kumtohet vendimi për shkarkim të kryetares paraprake të Këshillit, që do të thotë se vendimi i këtillë ende nuk shkakton veprim juridik, ishte kaluar drejt zgjehdjes së kryetarit të ri.

Përfundimisht, pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit, edhe pse i njejti pas votimit e mori kryesimin me mbledhjen, megjithatë e njejta ishte udhëhequr paralelisht nga kryetari i sapozgjedhur, ashtu edhe nga zëvendëskryetari i Këshillit gjyqësor, kështu që që të dy vendosnin se cili nga anëtarët e këshillit dhe në çfarë mase mund të merrnin fjalën për ta arsyetuar votën e tyre. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR