• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorqevskës janë sjellë në Gjykatën Penale, prokuroria kërkon vazhdim të paraburgimit

Të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorqevskës janë sjellë në Gjykatën Penale, prokuroria kërkon vazhdim të paraburgimit

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sonte janë sjellë katër të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës, ku gjyqtari në procedurë paraprake do të duhet të vendosë rreth propozimit të Prokurorisë për vazhdimin masësë së arrestit.

Të katërt janë sjellë nga burgu hetimor në Shutkë, ku tre janë në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçari Pançe Zhezovski nga Velesi, pasi Gjykata paraprakisht kishte pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe i caktoi masë arresti në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të rrezikut për arratisje, ndikim mbi dëshmitarët dhe kryerje të veprës penale të re, ndërsa babai i vajzës 14-vjeçare dyshohet se ka ndarë informacione me të të dyshuarit e tjerë për largimin e saj nga shtëpia.

Të dyshuar për vrasjen e saj, përveç babait të saj, janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë "Desna" të dyshuarit të parë Lupço Palevski - Pallço, i cili është në arrati dhe jashtë shtetit dhe për të cilin është lëshuar urdhër për kryerjen e hetimit dhe është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Prokuroria Publike e Shkupit sot paraprakisht në gjykatë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orëve edhe kundër 46-vjeçarit nga Shkupi, nën dyshimin se ka ndihmuar Lupço Palevski-Pallçon, të dyshuarin kryesor në vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovit, për të ikur në Turqi, përmes Bullgarisë dhe Serbisë.

Vanja e mitur është gjetur e pajetë më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, pasi ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor të këtij viti. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR