• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 1.814.317 votues, në 3.480 qendra votimi

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 1.814.317 votues, në 3.480 qendra votimi

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Zgjedhjet e shtata presidenciale të sotme me radhë zhvillohen në 3.480 qendra votimi në shtet, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00, ndërsa votimi zgjat deri në orën 19:00.

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të votuar në vend janë regjistruar 1.713.758 votues, në punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit janë 95.116 votues dhe 2.147 janë duke vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, kanë mundur të votojnë gjithsej 6.935 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosur në INP dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe qytetarë tanë jashtë vendit.

Në ekstraktin e veçantë nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore, janë evidentuar 2.569 votues, si dhe 191 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të këshillave zgjedhorë që do të zhvillojnë votimin në PDK.

Janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim, në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet e përkujdesit jofamiljar, si dhe dy votues me statusin e të zhvendosurve brenda vendit, sipas evidencës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR