• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 1.814.317, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 1.814.317, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve të cilët bëhen të moshës madhore.

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Prej tyre, në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim në shtet janë regjistruar 1.713.758 votues. 

Në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 1.815.350 votues. Në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim janë regjistruar 1.716.664 votues, përderisa në ekstraktin e posaçëm të Listës zgjehdore për personat të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent janë në punë apo qën drim të përkohshëm jashtë vendit janë regjistruar 96 010 votues. Votim për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk ka sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të shtetasve tanë të paraqitur. Për zgjedhjet parlamentare votohet në pajtim me modelin proporcional në gjashtë njësi zgjedhore.

Në Njësinë e parë zgjedhore ka 313183 votues, në NJZ 2 - 321087, në NJZ 3 - 275034, në NJZ 4 - 278721, në NJZ 5 - 310216 dhe në NJZ 6 - 317109  votues.

Dje për deputetë të parët votuan të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa për zgjedhjet presidenciale edhe votuesit nga diaspora.

Votimi edhe për zgjedhjet e shtata presidenciale  dhe zgjehdjet e njëmbëdhjeta parlamentare duhet të zbatohet në 3.480 vendvotime në vend. Në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 prill në 120 vendvotime pati më pak se dhjetë votues të cilët ishin udhëzuar të drejtën e votës ta relaizojnë në vendin më të afërt të votimit.

Mund të votohet edhe për president edhe për deputetë, apo vetëm për njërin 

Sipas procedurës së konstatuar nga KSHZ, Këshilli zgjedhor deytrimisht e pyet votuesin nëse dëshiron të votojë për dy llojet e zgjedhjeve apo dëshiron të votojë vetëm për njërin lloj të zgjedhjeve, përkatësisht nëse dëshiron të votojë për zgjehdjet presidenciale apo për parlamentaret apo edhe për të dy zgjedhjet njëkohësisht. Më pas, ua sqaron mënyrën e votimit dhe u lejon votuesve të votojnë. Votuesi mund të paraqitet vetëm njëherë në vendvotim për realizim të të së drejtës së tij të votës. Më pas votuesi e tregon dokumentin për identifikim, letërnjoftimin valid apo dokumentin e udhëtimit, përkatësisht për zgjedhjet presidenciale 2024 letërnjoftimin apo dokumentin e udhëtimit, vlefshmëria e të cilave ka skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 deri më 24 prill 2024, ndërsa për zgjedhjet parlamentare votuesi do të mund të votojë me letërnjoftim apo dokument udhëtimi, vlefshmëria e të cilit ka skaduar në periudhën prej 8 gushtit 2023 deri më 8 maj 2024.

Votuesi merr dy fletëvotime nëse vendosë të votojë për dy llojet e zgjehdjeve apo një fletëvotim për zgjehdjet për të cilat ka vendosur të votojë dhe nënshkruhet në ekstraktin adekuat të listës zgjedhore.

Votuesi voton vetë, në mënyrë të fshehtë pas paravanit votues. Votuesi votimin e kryen në atë mënyrë që e rrumbullakëson numrin rendor para emërtimit, emrit në listë apo numrin rendor të kandidatit me laps kimik me ngjyrë të kaltër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë adekuate të votimit, meqenëse ka zgjedhje të dyfishta, në çdo vendvotim do të ketë dy kuti votimi, të shënuara në mënyrë adekuate. Më pas, secili votues qëndron në vendvotim aq kohë sa i nevojitet për ta realizuar të drejtën e tij të votës, me atë rast pa krijuar kurfarë pengese në të. Në fund votuesi e merr dokumentin për identifikim personal dhe largohet nga vendvotimi. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR