• e premte, 27 dhjetor 2024

"Të dhurojmë buzëqeshje" për të gjashtën herë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Nën moton "Të dhurojmë buzëqeshje", ekipi për përgjigje gjatë katastrofave - Ekipi për shpëtim në male, të veshur me kostume të heronjve të fëmijëve dhe Babagjyshit, sot me litarë do të lëshohen në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. 

Bëhet fjalë për aktivitet tradicional të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se pacientët e vegjël do të marrin edhe pako të vitit të ri.

"Falënderojmë Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Qendër për pakot e dhuruara dhe 'Animimi Bambino' për kostumet dhe angazhimin rreth këtij projekti", thonë organizatorët. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR