• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të bëhen të gjitha kontrollet institucionale për rastin me Merkon, kërkon Kovaçevski

Të bëhen të gjitha kontrollet institucionale për rastin me Merkon, kërkon Kovaçevski

Sveti Nikollë, 26 qershor 2023 (MIA) - “Predikim për Uodrou Uilson” e ka quajtur kryeministri Dimitar Kovaçevski kumtesën e kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko të publikuar në faqen në Fejsbuk të Komunës së Strugës, duke theksuar se komuna është dashur të jetë menjëherë në dispozicion të autoriteteve hetimore.

"Pashë se që në mëngjes në rrjetet sociale ka një predikim për Uodrou Uilson me flamuj amerikanë etj dhe ku thotë se komuna është e hapur për të gjitha organet hetimore që duhet të hetojnë akuzat dhe arsyet mbi të cilat ai u gjet në listën e zezë. Atë që ai e tha sot në mëngjes, në fakt e kam thënë që ditën e parë se komuna duhet të jetë menjëherë në dispozicion, të bëhen të gjitha kontrollet", ka thënë Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Sveti Nikollë.

Siç tha ai, është mirë që Prokuroria publike tashmë ka krijuar komision që duhet ta hetojë rastin dhe në mënyrë të tillë institucionale duhet të funksionojë shteti.

"E përsëris, Qeveria nuk është as prokuror as gjykatës. Nuk do ta bëj atë që kanë bërë disa ish kryeministra, sepse duhet të shkojnë të jetojnë në vende të tjera", ka thënë kryeministri Kovaçevski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR