• e premte, 22 nëntor 2024

Të ardhme evropiane dhe angazhime për të gjithë qytetarët - premtimet nga kandidatët presidencialë në fillim të fushatës

Të ardhme evropiane dhe angazhime për të gjithë qytetarët - premtimet nga kandidatët presidencialë në fillim të fushatës

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Fushata parazgjedhore për Zgjedhjet presidenciale vazhdon sot me prezantimin e programeve të kandidatëve në tubime, debate dhe takime me qytetarët. Në ditën e parë të fushatës, kandidatët prezantuan angazhimet për të ardhmen evropiane të shtetit, me premtime për institucione funksionale me delegimine të kuadrove profesionale, të gjitha me retorikën se do të jenë president i të gjithë qytetarëve, si dhe me kritika për kundërshtarët.

Shtabi zgjedhor njofton se karvani zgjedhor i kandidatit të Koalicionit të LSDM-së Stevo Pendarovski sot do t'i vizitojë komunat Karbinci dhe Probishtip, pas së cilës do të mbajë tubim qendror në Shtip, ndërsa kandidatja për presidente e mbështetur nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve të Vevçanit, Strugës dhe Resnjës.

Kandidati për kryetar të Frontit Evropian, Bujar Osmani, në oborrin e Bibliotekës universitare Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup do të mbajë një diskutim të hapur me temë: “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, deri në vitin 2030” ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues akademikë, studentë dhe organizata joqeveritare.

Aktivitete do të ketë edhe kandidati për kryetar i Lëvizjes ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, i cili do të prezantojë programin "Manifesti për Maqedoninë" në takime me qytetarët në Berovë, Dellçevë, Kamenicë të Maqedonisë, Vinicë dhe Koçan, ndërsa Koalicioni "Vlen", i cili qëndroi pas kandidatit për president Arben Taravari, paralajmëroi konferencën për shtyp në Shkup.

Presidenti aktual dhe kandidati për mandatin e ri tha mbrëmë në një tubim në Prilep se opsioni i tij është prosperiteti evropian dhe jo kthimi në baltën ballkanike.

"Nëse Maqedonia në kohën e duhur nuk bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, vetë me potencialin tonë nuk do të mund ta parandalojmë këtë në përqindje më të madhe. Prandaj, është e domosdoshme, në mënyrë dinjitoze, siç e bëmë në NATO, të hyjmë në BE dhe të gjitha parakushtet për këtë janë këtu, para nesh. Gjuha dhe identiteti janë të garantuara. Detyra jonë kryesore është të ulim papunësinë, të rrisim investimet, të bëjmë pagën mesatare deri në 1100 euro. Është e mundur vetëm në një mandat, por nëse nuk luftojmë me njëri-tjetrin. Ju siguroj se këtë koncept që e flas për 10 vjet është rruga e vetme dhe e drejtë për Maqedoninë. Fatkeqësisht, kuazi-patriotët tanë nga ana tjetër kishin plane tjera, de fakto, për motive të ndryshme u lidhën me Bullgarinë".

Për të e vetmja frikë në këto zgjedhje është se opozita në vend të unitetit dhe kohezionit, tërhiqet prapa. "Një rrezik vjen nga opozita dhe për këtë po paralajmëroj. E kam fjalën për partinë kryesore opozitare që ofron kthim prapa. Asnjë marrëveshje për ta deri tani nuk bën. Edhe pas 23 vitesh duan ta ndryshojnë Marrëveshjen kornizë. U pengon emri Maqedonia e Veriut, por nuk u pengojnë pagat e funksionarëve që marrin", tha Pendarovski.

Kandidatja, Gordana Siljanovska Davkova në tubimin npara Qeverisë, me të cilin VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit e filluan fushatën për Zgjedhjet presidenciale tha se duhet të respektojmë vlerat themelore të rendit tonë kushtetues.

"Por në çdo marrëdhënie me vende më të mëdha se ne, dhe me aleanca si BE-ja, ne evropianët e vërtetë kemi për detyrë të kujtojmë vlerat themelore, sepse pa to nuk ka as demokraci, as prosperitet, as paqe. Nuk shkohet në Evropë me retorikën BE, NATO, NATO BE. Jo, por duke respektuar vlerat dhe duke praktikuar ato vetëm nëse bëhemi shtet normal, do të jemi brenda BE-së", tha Siljanovska Davkova.

Biljana Vankovska, kandidatja e Të Majtës nga Strumica, tha se e definon veten si presidente e mundshme të të gjithë qytetarëve, sepse, siç tha ajo, kështu është e shkruar në Kushtetutë dhe ajo do të jetë presidente e të gjithë të varfërve, të gjithë njerëzve të pafavorizuar, të gjithë të diskriminuarit dhe të tillë ka edhe te shqiptarët, edhe te romët, edhe te serbët, edhe te vllehët dhe te të gjithë.

Me program të titulluar "Manifest për Maqedoninë" dhe me sloganin "Maksimum për Maqedoninë", kandidati për president Maksim Dimitrievski e filloi fushatën për zgjedhjet presidenciale nga Krusheva.

 "Programi im bazohet në pesë parime strategjike dhe pesë prioritete me të cilat do të merrem në 200 ditët e para. Pesë parimet e mia janë: unikë në politikën e jashtme, zëri i arsyes dhe bashkimi, më të fortë në mbrojtje dhe siguri, institucione të forta për mbrojtjen e qytetarit dhe shtetit dhe përfshirje dhe përgjegjësi. Do të forcoj rolin e presidentit në marrëdhëniet me jashtë, do të inkurajoj dhe mbaj një dialog të rregullt, konstruktiv dhe të arsyetuar me subjektet politike për të arritur mirëkuptim dhe pajtueshmëri për qëllimet kyçe të shtetit - në politikën e jashtme dhe të brendshme, si komandant suprem,  do të punoj për forcimin e kapaciteteve të armatës së Maqedonisë së Veriut, do t'i bëj të gjitha përpjekjet që të valorizohet anëtarësimi ynë në NATO", tha Dimitrievski  në Krushevë.

Kandidati për president të GROM-it, aktivitetet e tij i filloi me takime me qytetarët në Tetovë, ku tha se nuk do të ketë tërheqje derisa të ndryshojë bota bardh e zi e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. "Unë si president i Republikës së Maqedonisë nuk do t'i ndaj qytetarët sipas përkatësisë etnike dhe fetare, do të jem president i të gjithëve dhe secili qytetar do të ketë mbrojtësin e tij në mua", theksoi Jakimovski.

Sipas kandidatit presidecial të BDI-së, Bujar osmani, zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk janë të zakonshme, por, siç thotë, janë referendum popullor që do ta përcaktojë të ardhmen e shtetit. "Shteti ynë ndodhet në udhëkryq. Një rrugë çon drejt të ardhmes së ndritur evropiane, tjetra çon drejt izolimit, pa perspektivë dhe paqartësi. Për këtë këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të thjeshta, por janë referendum popullor, që do ta përcaktojë të ardhmen e shtetit tonë, deklaroi kandidati për president i koalicionit Fronti Evropian, Bujar Osmani në konferencën për shtyp.

Изјава на в.д. претседателот на Алијанса за Албанците, Арбен Таравари по средбата со премиерот Димитар Ковачевски. 

Në ditën e parë të fushatë, kandidati preside ciaël Taravari mori pjesë në hapjen e Shtabit zgjedhor partiak në Dibër. mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR