• e enjte, 18 korrik 2024

Sunak dhe Trus në garë për lider të Partisë britanike Konservatore

Sunak dhe Trus në garë për lider të Partisë britanike Konservatore
Londër, 20 korrik 2022 (MIA) - Dy kandidatët që kanë mbetur në garë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore britanike janë ish-shefi i Thesarit, Rishi Sunak dhe sekretarja e Jashtme, Liz Tras. Votimi i fundit nga ligjvënësit konservatorë eleminoi nga gara ministren e Tregtisë, Peni Mordon. Drejtuesi i ri konservator do të marrë automatikisht edhe postin e kryeministrit të vendit. Kryeministri i dorëhequr, Boris Xhonson, humbi përkrahjen e ligjvënësve konservatorë në fillim të korrikut. Zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Konservatore fillimisht kalon përmes disa raundesh eliminimi, ku të drejtë vote kanë vetëm deputetët konservatorë. Kur gara arrin në vetëm dy kandidatë, votimi përfundimtar që përcakton fituesin bëhet nga 200 mijë anëtarët që ka kjo parti në tërë vendin. Votimi do të mbyllet më 2 shtator dhe rezultatet do të shpallen tre ditë më vonë, thonë zyrtarët konservatorë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR