• e hënë, 30 dhjetor 2024

Sulmuesi i shkrimtarit Salman Ruzhdie është me prejardhje libaneze

Sulmuesi i shkrimtarit Salman Ruzhdie është me prejardhje libaneze
Uashington, 13 gusht 2022 (MIA) - Policia amerikane mbrëmë e identifikoi sulmuesin e shkrimtarit britanik, Salman Ruzhdi. Bëhet fjalë për banorin 24-vjeçar të Nju-Xhersit, Hadi Matar, i cili me prejardhje është nga Libani. Familja e tij ka ardhur në SHBA nga qyteti jugor libanez Jarun, kumtoi prefekti i qytetit, Ali Tehfe. Vetë Matari është i lindur dhe i rritur në SHBA, shtoi prefekti. Në pyetjen nëse Matar dhe prindërit e tij ishin anëtarë të Hezbollahut apo e kanë mbështetur Hezbollahun, Tahfe tha se nuk ka informata për qëndrimet politike të prindërve të Matarit apo vetë atij, sepse ata jetojnë jashtë vendit. Zëdhënësi i grupit militant shiit Hezbollah, mbështetur nga Irani, sot deklaroi se nuk ka informatë shtesë për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdi. "Nuk dimë asgjë për këtë punë, kështu që nuk do t[ë komentojmë", deklaroi përfaqësuesi zyrtar i Hezbollahut. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR