• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulmohen policë në tre raste të ndara

Sulmohen policë në tre raste të ndara

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Sjellje agresive dhe sulme fizike ndaj policëve janë regjistruar në tre raste të ndara.

Siç ka kumtuar MPB-ja, në rastin e parë, sot në mëngjes në orën 2:00 në Kumanovë nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria G.J.(60) nga Kumanova. Ai fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor i cili ka qenë në detyrë zyrtare.

Në rastin e dytë, dje në orën 1:30 në fshatin Prosenikovë Strumicë është privuar nga liria I.M.(40) nga i njëjti fshat për shkak se ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kryenin aktivitete zyrtare.

Në rastin e tretë, mbrëmë rreth orës 20 në Qendrën sportive dhe rekreative në “Kala” nëpunës policorë të Njësisë së policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi. Gjatë një ndeshjes së basketbollit ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve të policisë dhe më pas fizikisht ka sulmuar njërin prej tyre gjatë kryerjes së aktiviteteve zyrtare.

Gjatë ndeshjes së basketbollit janë arrestuar edhe S.S.(37), M.D.(34), L.L.(21), L.G.(19) dhe A.K.(21) të gjithë nga Shkupi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër atyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR