• e premte, 27 dhjetor 2024

Sulme të armatosura në shkollat e SHBA-së: Qindra të vrarë dhe të plagosur në dy dekadat e fundit

Sulme të armatosura në shkollat e SHBA-së: Qindra të vrarë dhe të plagosur në dy dekadat e fundit

31 mars 2023

Al Xhazira Ballkan

Në shekullin e kaluar, Shtetet e Bashkuara tl Amerikës shpesh ishin skenë e sulmeve të armatosura në shkolla dhe intitucione arsimore nga të gjitha nivelet, ndërsa sulmet e përgjakshme vazhduan edhe në dy dekadat e klauara të shekullit 21, në të cilat qindra nxënës, mësimdhënës dhe personel tjetër e humbën jetën.

Të shtënat dhe kontrolli i armëve janë një prej çështjeve më urgjente në historinë e SHBA-së, ndërsa shkollat dhe universitetet janë vendet më të shpeshta të sulmeve të armatosura.

Masakra që e kreu 16-vjeçari Xhef Uajs më 21 mars të vitit 2005 në shkollën e meme në qytetin Red Lejk në shtetin e Minesotës definitivisht është në listën e të shtënave më të përgjakshme në institucionet arsimore nlë SHBA në dy dekadat e fundit. I riu fillimisht e vrau gjyshin e tij dhe kujdestrin e tij në shtëpi, e më pas shkoi në shkollë dhe vrau pesë nxënës, një mësimdhënës dhe nikoqirin e shkollës, pas çka kreu vetëvrasje.

Seung-Hui Ço vrau 32 persona, përfshirë edhe studentë dhe anëtarë të fakultetit në Virxhinia Tek, në dy sulme të ndara, pas çka i kreu të shtënat në vdekjeprurëse në një institucion arismor në historinë moderne të SHBA-së. Vrasësi ishte student i studimeve diplomike me prejardhje nga Koreja e Jugut, ndërsa pas rrebelimit të përgjakshëm më 16 prill u vetëvra në Blleksburg, Virxhinia.

Ish-studenti Go vrau shtatë persona në Universitetin Oiks më 2 prill të vitit 2012 në sulmin më vdekjeprurës të armatosur në historinë e Ouklendit.

Seri e zezë

Edhe disa të shtëna të cilat e tronditën opinionin amerikan dhe atë botëror ndodhën më 14 dhjetor 2012 në Njuton, Konektikat. Adam Lanza (20) e vrau nënën e tij para se të nisej drejt shkollës fillore Sendi Huk. Më pas vrau edhe 26 persona, mes të cilëve 20 studentë. Lanza më vonë u vetëvra.

Më 13 maj 2014, Eliot Roxher vrau gjashtë persona dhe plagosi 14 në afërsi të kampusit të Universitetit në Kaliforni, më pas kreu vetëvrasje.

Pesë muaj më vonë, 15-vjeçari Xhejlen Frajberg vrau pesë nxënës në kafiterinë e shkollës së meme Merisvill Pilçak në Uashington. Sulmuei më pas kreu vetëvrasje.

Në Rouzburg, Oregon, më 1 tetor 2015, studenti 26-vjeçar Kristofer Harper-Merser vrau tetë studentë dhe një anëtar të fakultetit në kampusin e kolexhit të komunitetit  Umpkva dhe plagosi nëntë të tjerë. Këto ishin të shtënat më vdekjeprurëse masive në historinë moderne të Oregonit. Në fund ai vrau veten.

Së paku 17 persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave që ndodhën më 14 shkurt të vitit 2018 në shkollën e mesme në Parklend, Florida. Sulmin e kreu 19-vjeçari Nikollas Krus me pushkë gjysmëautomatike. Sulmuesi më pas u arrestua dhe u dënua.

Tre muaj më vonë, 17-vjeçari Dimitros Pagurcis vrau dhjetë persona në shkollën e mesme në qytetin Santa Fe në Teksas. Ai u arrestua dhe po përballet me dënimin me burg prej 40 viteve.

Nxënësi 15-vjeçar Ithan Krambli, me pistoletë gjysmëautomatike prej nëntë milimetrave vrau katër persona, mes të cilëve edhe mësimdhënësin në një shkollë në Oksford, Miçigen. Ai sulm ndodhi më 30 nëntor të vitit 2021, ndërsa sulmuesi u akuzua dhe për momentin po gjykohet lidhur me disa aktakuza, përfshirë edhe atë për terrorizëm.

Në mesin e sulmeve më të përgjakshme është ai të cilin e kreu 18-vjeçari Salvador Ramos më 24 maj të vitit të kaluar në qytetin Uvalde, Teksas. Ramos vrau 19 nxënës dhe dy profesorë, pas çka policia e vrau.

Seria e zezë e sulmeve të përgjakshme në institucionet arsimore në SHBA vazhdoi edhe të hënën, me sulmin në një shkollë fillore në Neshvill, Tenesi. Një grua e armatosur vrau tre fëmijë dhe tre të rritur, ndërsa ajo më pas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. ab/

foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR