• e enjte, 09 prill 2026

Sulme iraniane ndaj Kuvajtit dhe EBA-s

Sulme iraniane ndaj Kuvajtit dhe EBA-s

Kuvajt, 8 prill 2026 (MIA) - Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm disa orë pas armëpushimit të shpallur mes SHBA-së dhe Iranit, njoftuan se i janë përgjigjur një "vale masive" të sulmeve me dronë, të orientuara ndaj impianteve të naftës dhe energjetike, edhe krahas armëpushimit të shpallur.

Armata e Kuvajtit kumtoi se ka shkatërruar 31 dronë, ndërsa sulmet shkaktuan dëm të konsiderueshëm në impiantet e naftës dhe energjetike, si dhe në impiantet për shkripëzimin e ujit.

Edhe EBA kumtoi se kanë qenë objektiv i sulmeve iraniane, pa njoftuar se ku saktë kanë ndodhur.

Korparmata e Gardës revolucionare islamike iraniane (IRGC) konfirmoi se gjatë natës ka sulmuar objektet energjetike në rajonin e lidhur me SHBA-në dhe Izraelin, përfshirë portin saudit Janbu. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR