• e premte, 20 mars 2026

Sulm me dron i lansuar nga Sudani vrau 17 persona në Çad

Sulm me dron i lansuar nga Sudani vrau 17 persona në Çad

Nxhamena, 19 mars 2026 (2026) - Sulm me dron, i lansuar nga Sudani vrau 17 persona në Çad, kumtuan sot qeveria e Çadit dhe burime lokale, ndërsa presidenti i Çadit Mahamat Idris Debi premtoi hakmarrje në rast të sulmeve të reja.

Qyteti kufitar Tine ishte goditur dje derisa njerëzit ishin të tubuar në një shtëpi për varrim të farefisit, njoftuan burime lokale.

Kanë ndodhur dy shpërthime, me ç'rast jetën e kanë humbur dhe janë lënduar fëmijë të cilët kanë luajtur në afërsi, deklaroi një banor lokal, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Autoritetet lokale thonë se ende nuk është e qartë se kush qëndron pas sulmeve.

Konflikti në Sudan mes Armatës sudaneze dhe Forcat paramilitare për përkrahje të shpejtë, i cili filloi në prill të vitit 2023, kohëpaskohe kalon në territorin e Çadit, duke shkaktuar viktima dhe dëm material. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR