• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulm i hakerëve ndaj TI sistemit të aeroportit të Splitit

Sulm i hakerëve ndaj TI sistemit të aeroportit të Splitit

Split, 23 korrik 2024 (MIA) - Ndihmësi i drejtorit të aeroportit të Splitit Pero Bilas sot deklaroi se TI sistemi i aeroportit mbrëmë është sulmuar nga hakerë.

"Shkaku për mosfunksionimin e djeshëm të TI sistemit në aeroportin Shën Jerom është sulm i hakerëve. Në këtë ngjarje janë përfshirë të gjitha shërbimet komptente. Në kontakt jemi me të gjitha aviokompanitë dhe së bashku kërkojmë zgjidhje alternative. I lusim udhëtarët për durim", tha Bilas.

Sulmi është kryer mbrëmë rreth orës 19:30 dhe me këtë rast nuk ka funksionuar sistemi për miratimin e fluturimeve dhe aterimeve në aeroport. Situata ka filluar të normalizohet rreth orës 22 e 30 minuta. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR