• e premte, 27 dhjetor 2024

Suksese të reja nga nxënësit e "Jahja Kemal" në një Garë ndërkombëtare në Londër

Suksese të reja nga nxënësit e
Shkup, 25 korrik 2022 (MIA)- IGO 2022 organizuar dhe sponsorizuar nga North London Grammar School, Londër, Britani e Madhe mirëpritën 168 nxënës nga 29 shtete (Azerbajxhan, Bangladesh, Kanada, Ekuador, Gjermani, Indonezi, Lituani, Maqedoni, Meksikë, Filipine, Rumani, Tajlandë...) me 90 projekte tejet kreative dhe inovative në 6 kategori (Shkenca kompjuterike, energji, inxhinieri, shkencë mjedisore, filma të shkurtër dhe shkenca sociale). Prezantimet në vend dhe në internet, siç theksohet janë vlerësuar nga ekspertë dhe akademikë nga institucione me reputacion duke përfshirë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Kembrixhit dhe Imperial College London. Sukseset e reja të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme private "Jahja Kemal" në konkursin ndërkombëtar IGO 2022 – International Greenwich Olympiad, janë si vijon: 1 projekt fitoi medaljen e artë, 7 projekte fituan atë të argjendtë dhe 1 projekt çmimin e bronztë. “Urime Gorjanit, Ihsanit, Deas, Mateas, Tuanës, Halimit, Vlatkos, Drinit, Darisë, Simonit, Aleksandrit, Matejit, Ermirit, Teodorit, Emës, Erjonës, Rejhanit, Markos, Emirit, Iremit për këtë përpjekje dhe sukses të madh”, theksohet në kumtesë.    

QËNDRONI TË LIDHUR