• e enjte, 26 dhjetor 2024

Suedi: Përshkallëzim i dhunës mes bandave kriminale, në Stokholm shumë bomba të vendosura

Suedi: Përshkallëzim i dhunës mes bandave kriminale, në Stokholm shumë bomba të vendosura

Stokholm, 7 shkurt 2024 (MIA) - Shpërthime nga bomba të vendosura në Stokholm dëgjohen tashmë katër net me radhë, pasi pas tre muajve qetësi relative, përsëri eskaloi dhuna mes bandave kriminale në Suedi.

Në këto shpërthime nuk ka viktima, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm i vogël material sepse ato fillimisht ishin si paralajmërim për njerëzit nga nëntoka kriminale. Të gjitha pajisjet shpërthyese ishin vendosur para hyrjeve të ndërtesave banesore dhe shtëpive në të cilat ishin regjistruar anëtarë të njohur të klanit Fokstrot ose anëtarë të familjeve të tyre. Mediat lokale theksojnë se cak kryesisht ishin adresat në të cilat jetonin anëtarë të arrestuar ose të dënuar të klanit Fokstrot, që interpretohet si porosi se nuk mund të ndihen të sigurt as në burg.

"Intensiteti i dhunës lëviz në valë dhe situata mund të ndryshojë shpejtë në cilindo drejtim. Në javën e fundit, konfliktet u përshpejtuan", deklaroi Tomi Gustafson, nëpunës policor nga departamenti për krim të organizuar, për gazetën ditore Aftonbladet, duke shtuar: Duket se ka konflikt të brendshëm në vetë Fokstrot, ndërsa gjithashtu vijon edhe konflikti mes Fokstrot dhe rrjetit Dejlen. 

"Numri i krimeve të dhunshme është në rënie, por nëse shikojmë krimin në këto rrjete, ai është kryesisht i vazhdueshëm. Kemi ndjekur penalisht shumë dhe këto kanë qenë masa efektive kundër simptomave, por nismëtarët e këtij krimi janë ende po aq aktivë", thotë Hana Paradis, duke folur për dy vrasjet e javës së kaluar në Geteborg, për të cilat ende nuk është bërë asnjë arrestim. "Do të na duhen vite për ta zgjidhur, ndoshta edhe dekada. Nuk duhet të mendojmë se dhuna e bandave është zhdukur vetëm sepse janari ishte më i qetë. Problemi ekziston ende, krimi është kryesisht i vazhdueshëm, ndërsa nismëtarët e krimit janë po aq aktivë", deklaroi për Dagens Hana Paradi nga selia e policisë në Stokholm.

Në qendër të konfliktit me krimin e organizuar në Suedi gjatë viteve të fundit është 38-vjeçari Rava Maxhid, shtetas suedez dhe turk me origjinë kurde dhe udhëheqës i klanit të fuqishëm deri para pak kohësh Fokstrot, për të cilin besohet se fshihet në Lindjen e Afërt. Maxhid, i njohur edhe si Dhelpra kurde, akuzohet për valën e dhunës së shtatorit në rrethinën e Stokholmit në të cilin ishin vrarë dhjetë anëtarë të nëntokës kriminale, si dhe dy kalimtarë të rastit.

Policia vlerëson se për momentin në Suedi veprojnë 9.000 anëtarë të klaneve kriminale, të cilëve u ndihmojnë rreth 30.000 persona të lidhur. Vetëm në Stokholm ka rreth 50 klane aktive, prej të cilëve shumë tani janë në konflikt me Fokstrot, para pak kohësh i dobësuar me një varg arrestime dhe aksione policore përgjatë Evropës për shkak të tregut të jashtëligjshëm me drogë. fc/

Fotografia: Arkivi i DPA-së

QËNDRONI TË LIDHUR