• e enjte, 26 dhjetor 2024

Subvencionet për plehra artificial me siguri do të jenë të disponueshme edhe këtë vit, paralajmëroi Kovaçevski

Subvencionet për plehra artificial me siguri do të jenë të disponueshme edhe këtë vit, paralajmëroi Kovaçevski

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot paralajmëroi se edhe këtë vit do të sigurohen subvencione për plehra artificial në bujqësi.

Qëllimi është, siç tha Kovaçevski, të ofrohen çmime për produktet të përshtatshme për tregun tonë dhe për standardin e qytetarëve.

Сигурно ќе следуваат нови мерки, не може никој во време на криза да печали на грбот на граѓаните, рече денеска премиеррот Димитар Ковачевски, одговорајќи на новинарски прашања во врска со пос

"Rusia, së bashku me vendet skandinave, është prodhuesi më i madh i plehrave artificiale. Çmimet në bursë të plehrave janë rritur ndjeshëm, në mënyrë dramatike dhe pa pleh artificial të mjaftueshëm, rendimentet në bujqësi janë ulur për 50 për qind. Janë rritur edhe çmimet e preparateve të tjera. Shumica e tyre vijnë nga kapacitetet prodhuese që përdorin nitrate dhe nitratet merren me ndihmën e gazit që vjen nga Rusia. Për shkak të ndërprerjes së Rrjedhës veriore, por edhe për shkak të sanksioneve, dhe fabrikat janë kryesisht skandinave, prodhimi i plehrave artificiale është ulur. Atë pjesë e kemi ndihmuar edhe vitin e kaluar, kemi subvencionuar plehra artificiale. Të njëjtën gjë ndoshta do ta bëjmë edhe këtë vit që të mund të ofrojmë çmime që do të jenë adekuate për tregun tonë dhe standardin e qytetarëve tanë. Për këtë po punohet vazhdimisht", theksoi kryeministri pas vizitës në kopshtin e ri në Karposh. sa/

foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR