Subjektet afariste vitin e kaluar kanë përfunduar 5 405 banesa, ndërsa pronarët individualë 2 512
- - Vitin e kaluar, subjektet afariste realizuan punime ndërtimore në vlerë prej 39 827 830 mijë denarë. Janë ndërtuar gjithsej 2 641 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 5 405 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 348 720 metra katrorë, nga të cilat 5 255 janë në pronësi individuale, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Fitore Curri
- 13:41, 13 qershor, 2025
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Vitin e kaluar, subjektet afariste realizuan punime ndërtimore në vlerë prej 39 827 830 mijë denarë. Janë ndërtuar gjithsej 2 641 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 5 405 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 348 720 metra katrorë, nga të cilat 5 255 janë në pronësi individuale, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipërfaqja mesatare e 5 405 banesave të përfunduara është 64.5 metra katrorë.
Vitin e kaluar më shumë është ndërtuar në Rajonin e Shkupit, në 807 objekte ndërtimore, ndërsa kanë përfunduar 3566 banesa.
Të dhënat e ESHS për punë të kryera ndërtimore dhe banesa të përfunduara në objekte për akomodim të ndërtuara në regji individuale për vitin 2024, tregojnë se pronarët individualë kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 14.4 miliardë denarë dhe kanë përfunduar 2 512 banesa.
Gjatë vitit 2024 janë ndërtuar gjithsej 1 978 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 2 512 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 296 537 metra katrorë nga të cilat 152 janë banesa në vilë familjare me sipërfaqe të përgjithshme prej 12 879 metra katrorë.
Kanë përfunduar gjithsej 2 512 banesa, sipërfaqja mesatare e banesave të përfunduara është 118.1 metra katrorë.
Më së shumti është ndërtuar në Rajonin e Pollogut, ku është punuar në 628 objekte ndërtimore, ndërsa kanë përfunduar 587 banesa.
Siç bëri të ditur më parë ESHS, në prill të këtij viti janë lëshuar 357 leje ndërtimi, që është për 38,9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60 833 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.
Më shumë leje janë dhënë për Rajonin e Shkupit, 89, pas çka vijojnë ai Jugperëndimor me 74, i Pollogut me 62, Lindor me 40, Juglindor 31, i Vardarit 26, i Pellagonisë 23, ndërsa më pak, 12, në Rajonin Verilindor.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6 316 119 mijë denarë, që është për 10,7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 177 ( 49.6%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 61( 17.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 119 ( 33.3%) për objektet për rikonstruim.
Tek 154 ( 43.1%) të objekteve si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 203 ( 56.9%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. fc/
Foto: MIA