• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stuhia “Boris” shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Itali

Stuhia “Boris” shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Itali

Romë, 19 shtator 2024 (MIA) - Disa shtëpi po evakuohen në rajonin verior Emilia-Romanja të Italisë pas stuhisë "Boris" e cila javën e kaluar çoi në vdekjen e të paktën 24 personave në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Reshje të dendura të shiut goditën rajonin Emilia-Romanja pasditen e djeshme, ndërsa situata u përkeqësua me shpejtësi gatë mbrëmjes. Kryetari i bashkisë së Modiglianit, Xhader Dardi deklaroi se lumi kishte "shpërthyer".  Situata është shumë dramatike. Është më keq se në vitin 2023, tha ai.

Në qytetin Brisigela, përmbytjet kanë prekur zonat përgjatë lumit Marzeno. Qytetarëve u bëhet thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa të evakuuarit do të akomodohen në shkollën lokale.

Në më shumë vende të Emilia-Romanjës, përfshirë edhe Bolonjën, nivelet e ujit po rriten, ndërsa autoritetet lokale kanë dhënë urdhër për evakuim.

Stuhi e fuqishme pritet në 24-36 orët e ardhshme.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR