• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Stuhi në Ohër, një konstruksion i çatisë ka dëmtuar disa shtëpi

Stuhi në Ohër, një konstruksion i çatisë ka dëmtuar disa shtëpi
Ohër, 28 korrik 2022 (MIA) - Konstruksioni i çatisë së shkulur nga një objekt nga stuhia që goditi Ohrin pasditen e sotme ka dëmtuar disa shtëpi dhe një automjet. Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i Qendrës për menaxhim me kriza nga Ohri, Mitko Temelkoski, duke theksuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. "Kemi raportim për një pjesë të rrëshqitjes së çatisë në rrugën "Lazo Tërpovski", e cila ka dëmtuar disa objekte më të ulëta fqinje. Janë shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar", tha Temelkoski. Erërat e forta, të shoqëruara me shi dhe breshër shkulën drunj, këputën degë dhe këputën kabllot e operatorëve të telefonisë dhe televizionit në qytet. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR