• e hënë, 08 korrik 2024

Stuhi në Gradsko, është rrëzuar një dru në rrugën e vjetër

Stuhi në Gradsko, është rrëzuar një dru në rrugën e vjetër

Veles, 24 gusht 2023 (MIA) - Një stuhi e shkurtër e shiut sot pas orës 16 ka përfshirë rajonin e Gradskos dhe vendbanimet përreth si dhe rajonin e lokalitetit Stobi. 

 

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza - Veles, gjatë stuhisë është rrëzuar një dru në rrugën rajonale Veles-Gradsko afër fshatit Viniçan.

"Rruga është në rikonstruksion, për këtë arsye nuk ka pasur pengesa në qarkullim, por megjithatë ekipet e Rrugës së Maqedonisë kanë reaguar shpejt dhe për një kohë të shkurtër kanë hequr drurin e rrëzuar  nga rruga”, sqarojnë nga QMK Veles. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR