• e enjte, 26 dhjetor 2024

Studimi "Maqedonia e Veriut në hartën evropiane zgjedhore: sa është proporcional modeli zgjedhor në Maqedoninë e Veriut?"

Studimi

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Prezantim i studimit "Maqedonia e Veriut në hartën zgjedhore evropiane: sa është proporcional modeli zgjedhor në Maqedoninë e Veriut"? do të mbahet sot në biblotekën "Vëllezërit Milladinovci" - Shkup në organizim të Institutit të Demokracisë.

"Ky studim e analizon shkallën e proporcionalitetit mes shpërndarjes së votave dhe shpërndarjes së vendeve të deputetëve në modelin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Përmes krahasimit me 31 shtete të tjera evropiane, konfirmohet proporcionaliteti i modelit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas katër elementeve kyçe të modeleve zgjedhore: numri dhe madhësia e njësive zgjedhore, formulës zgjedhore, (mos) ekzistimit të pragut zgjedhor dhe numrit të deputetëve", informon Instituti i Demokracisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR