• e enjte, 26 dhjetor 2024

Studentët dolën në protestë kundër ndryshimeve në Kodin Penal

Studentët dolën në protestë kundër ndryshimeve në Kodin Penal

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Studentët nga vendi sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë kundër ndryshimeve të miratuara në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime më të lehta me burg për zyrtarët. Siç theksojnë studentët që janë regjistruar në fakultetet juridike në Maqedoni, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj tendencës dhe veprimeve të vazhdueshme që çojnë në shkatërrimin e plotë të sistemit juridik.

"Kërkojmë që ligji të rikthehet, të respektohet ashtu siç duhet dhe të ketë drejtësi", tha studenti, Lazar Simonov.

Studentët kërkojnë anulimin e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar së fundmi. Ata kërkojnë, që drejtësia të arrijë të gjithë ata që kontribuan në mosbesimin e madh në sistemin juridik.

Sipas tyre, Maqedonia ka nevojë për një gjeneratë të re të juristëve. Ata kërkojnë përgjegjësi dhe porosisin që të mos keqpërdoret flamuri evropian. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR