• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Strategjia 2025–2030 parasheh mjete të reja dhe mbështetje për projekte të gjelbra, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e fuqizon bashkëpunimin me BERZH-in

Strategjia 2025–2030 parasheh mjete të reja dhe mbështetje për projekte të gjelbra, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e fuqizon bashkëpunimin me BERZH-in

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilin ishin shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në drejtim të tranzicionit të gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoni. 

Siç bënë të ditur sot nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, një nga temat kryesore të takimit ishte Strategjia e re për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2025–2030, e cila është në fazën e përgatitjes. Kjo strategji ka për qëllim t’i adresojë sfidat me të cilat përballet vendi dhe ta fuqizojë zhvillimin e qëndrueshëm. Finalizimi i saj, theksohet, pritet në gjysmën e parë të vitit 2025, ndërsa do të jetë e drejtuar në mbështetjen e ekonomisë së gjelbër, infrastrukturës së qëndrueshme dhe integrimit rajonal. 

“BERZH, si investitore kryesore institucionale në vend, e riafirmoi përkushtimin e saj për mbështetjen e reformave në infrastrukturë dhe energjetikë. Fokus i veçantë ishte vendosur në mundësitë për rritjen e investimeve në burime të rinovueshme të energjisë, modernizimin e rrjetit energjetik dhe avancim të lidhjes ndërkufitare”, bëhet e ditur në kumtesë.  

Në takim ishte theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të rëndësishme, përfshirë edhe mbështetjen financiare për ndërtim të kapaciteteve të para solare fotovoltaike në pronësi të EMV, si dhe projektet për zgjerimin e kapaciteteve në Osllomej dhe termocentralin Manastir. 

BERZH deri më tani ka investuar mbi 2,9 miliardë euro në 196 projekte në Maqedoni, me theks në tranzicionin energjetik, infrastrukturë dhe rritjen e likuiditetit të tregut energjetik. 

Ministria e Energjetikës dhe Minierave dhe BERZH, nënvizohet në kumtesë, mbeten të përkushtuara në takime të rregullta dhe partneritet me qëllim të realizimit të vizionit të përbashkët për progres ekonomik dhe të ardhme të gjelbër. fc/

Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR