Strasheski: Nuk ka asnjë dëshmi konkrete që e dëshmon fajin e Palevskit, propozoj aktvendim lirues
- Avokati Jovica Strasheski në seancën e sotme gjyqësore, në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën themelore penale për vrasjen e Vanja GJorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, kërkoi aktvendim lirues për të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski, duke cekur se Prokuroria themelore publike nuk e ka dëshmuar përzierjen e Palevskit në dy ngjarjet penale juridike.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:01, 20 qershor, 2025
Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Avokati Jovica Strasheski në seancën e sotme gjyqësore, në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën themelore penale për vrasjen e Vanja GJorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, kërkoi aktvendim lirues për të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski, duke cekur se Prokuroria themelore publike nuk e ka dëshmuar përzierjen e Palevskit në dy ngjarjet penale juridike.
Sipas Strasheskit, Prokuroria nuk ka shfaqur asnjë dëshmi konkrete me të cilën do të dëshmohej faji i Palevskit, si dhe se sipas aktakuzës nuk është e qartë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë. Thotë, nuk ekziston kurfarë gjurme apo ndonjë dëshmi materiale se palevski i ka kryer veprat penale.
Straesheski prezantoi fotografi dhe video xhirime nga oborri i të akuzuarit Velibor Manev të cilat deri më tani nuk ishon shfaqur në Gjykatë, si printskrin nga vërejtja zyrtare e nëpunësit policor inspektor i lartë në SPB Veles, i cili sipas urdhrit i ka shikuar video xhirimet nga hoteli "Romantik" në afërsi të Velesit, ku është cekur numër më i vogël i personave të vërejtur në automjetet Reno kangu dhe Citroen, nga numri të cilin e pohon Prokuroria.
As policia, as Prokuroria, shtoi Strasheski, nuk i dëshmuan arsyet përse është rrëmbyer Vanja e mitur.
Sipas tij, gjatë procedurës ishte shkelur parimi i barazisë së armëve dhe ky do të jetë parim për ankesat e ardhshme para gjykatave të larta dhe gjykatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut.
Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t'i caktojë dënim adekuat me burg. Prokuroria publike kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë katër të akuzuarit, sepse, sipas tyre, nuk ka rrethana lehtësuese, ndërsa veprimet e tyre plotësisht e traumatizojnë opinionin.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.
Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.
Foto: МIА arkivi