Stoltenberg sot në takime me Osmanin dhe Kurtin në Prishtinë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
- Post By Sara Ademi
- 08:57, 20 nëntor, 2023
Prishtinë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas programit zyrtar, Stoltenberg do ta vizitojë edhe kampin "Noting hill" të Misionin paqësor të NATO-s - KFOR, ku do të takohet me komandantin gjeneral Ozkan Ulutash dhe do t'u drejtohet ushtarëve, ndërsa do të takohet edhe me drejtorin e Këshillit dhe të NATO-s, gjeneralin e brigadës Hamershtajn.
Para ardhjes në Kosovë, sot sekretari i përgjithshëm Stoltenberg turneun e tij në Ballkanin Perëndimor do ta fillojë me vizitën në Bosnja e Hercegovinë, ku do të takohet me përfaqësuesin e lartë të bashkësisë ndërkombëtare në atë vend, Kristijan Shmith, si dhe me kryetaren e Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Borjana Kristo.
Stoltenberg do ta vizitojë edhe selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të mbajë takime me liderë ushtarak dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm nesër do të qëndrojë në Beograd, ku do të mbajë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Më vonë, gjatë ditës, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në takime me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, sekretari i përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë fjalim në Kuvend.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën do të marrë pjesë në takim me liderët aleatë nga rajoni, që do të mbahet në Tiranë. sa/