• e premte, 27 dhjetor 2024

Stoltenberg: Përqendrimi më i madh i forcave ushtarake në Evropë që pas Luftës së Ftohtë

Stoltenberg: Përqendrimi më i madh i forcave ushtarake në Evropë që pas Luftës së Ftohtë
Mynih, 18 shkurt 2022 (MIA) – Në Evropë për momentin grumbullimi më i madh i trupave ushtarake që pas Luftës së Ftohtë, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ai paralajmëroi se numri i trupave ruse që aktualisht janë të dislokuara e ka tejkaluar numrin e kërkuar të trupave për stërvitjet ushtarake. “Nuk ka dyshim se tani kemi përqendrimin më të madh të forcave ushtarake në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha Stoltenberg për stacionin televiziv gjerman “ZDF”, duke paralajmëruar se Rusia tani kishte kapacitetin për të pushtuar pa paralajmërim. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR