• e premte, 27 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO do t’i ndihmojë Ukrainës që ta modernizojë ushtrinë e saj

Stoltenberg: NATO do t’i ndihmojë Ukrainës që ta modernizojë ushtrinë e saj

Bruksel, 21 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka premtuar se Aleanca do të angazhohet për ndihmë shtesë për modernizimin e armatës ukrainase në samitin që do të mbahet në korrik në kryeqytetin lituanez, Vilnus.

Në deklaratën e publikuar sot në gazetën gjermane “Tagesshpigel”, Stoltenberg ka thënë se aleatët në samit do të miratojnë një pako ndihme shumëvjeçare që do ta sjellë Ukrainën në standardet e NATO-s.

Ai shton se NATO do të ndihmojë ushtrinë ukrainase në tranzicionin nga një ushtri e bazuar në modelin e vjetër sovjetik në një forcë moderne që vepron sipas standardeve të NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se pas disa muajsh trajnim ushtarak mbi pajisjet dhe armët e NATO-s, Ukraina po kthen territorin e saj të okupuar nga forcat ruse. Ai thekson gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për vendin i cili është në defensivë kundër Rusisë agresore që kur Moska filloi invazionin në shkurt 2022.

Ai ka përmendur vështirësitë e kundërofensivës, duke përfshirë terrenin e vështirë dhe pozicionet mbrojtëse ruse, duke përfshirë fushat e minuara dhe kurthet nga tanket.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR