• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: Në samitin në Uillnus do të marrim shumë vendime të rëndësishme për një Aleancë më të fortë

Stoltenberg: Në samitin në Uillnus do të marrim shumë vendime të rëndësishme për një Aleancë më të fortë

Uillnus, 11 korrik 2023 (MIA) - Duke e hapur Samitin e NATO-s në Uillnus, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg sot deklaroi se aleatët në dy ditët do të marrin shumë vendime për ta bërë Aleancën edhe më të fortë.

 "Do të marrim vendime për rritjen e mbështetjes praktike dhe politike për Ukrainën. Kjo do ta afrojë Ukrainën  në NATO, aty ku edhe përket”, tha Stoltenbergu në fjalimin e tij hyrës, duke shtuar se aleatët, gjithashtu, do t'i forcojnë edhe parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s dhe do të bien dakord për një premtim më ambicioz për investime në mbrojtje.

Sekretari i Përgjithshëm në ceremoninë e hapjes falënderoi nikoqirin, presidentin lituanez Gitanas Nauzeda, presidentin finlandez Niinisto, i cili po merr pjesë në Uillnus për herë të parë si shef i një shteti anëtar, dhe kryeministrin suedez Kristerson, vendi i të cilit dje e hoqi edhe pengesën e fundit para anëtarësimit të plotë - me miratimin e marrë nga Turqia. ar/

 Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR