Stoltenberg në B9 në Rigë: NATO ka fuqi, resurse, aftësi dhe vullnet politik për ta mbrojtur secilin vend-anëtar
- NATO-ja ka fuqi, resurse, mundësi dhe vullnet politik për ta ,brojtur secilin vend-anëtar të saj, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në kryeqytetin letonez, Rigë, ku mori pjesë në samitin e formatit B9, transmetuan mediumet gjermane.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:16, 11 qershor, 2024
Rigë, 11 qershor 2024 (MIA) - NATO-ja ka fuqi, resurse, mundësi dhe vullnet politik për ta ,brojtur secilin vend-anëtar të saj, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në kryeqytetin letonez, Rigë, ku mori pjesë në samitin e formatit B9, transmetuan mediumet gjermane.
Në këtë forum rajonal për konsultime dhe dialog për çështje të sigurisë, i njohur edhe si Katërshja e Bukureshtit, morën pjesë Estonia, Letonia, Lituania, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Çekia dhe Polonia.
"Qëllimin që e ndjeklim është së paku dy të tretat e vendeve-anëtare të Aleancës sonë të shpenzojnë së paku dy për qind të bruto prodhimit të vet vendor për mbrojtje", theksoi Stoltenberg gjatë fjalimit të tij hyrës së bashku me nikoqirin e ngjarjes - presidentin letonez, Edgars Rinkeviçs.
"Herët apo vonë, Ukraina do të hyjë në NATO", tha Rinkeviçs, i cili sot e dekoron Stoltenbergun me çmimin më të lartë shtetëror të Letonisë - Dekoratën e tre yjeve.
Sllovakia dhe Hungaria nuk u përfaqësuan nga presidentët e tyre në Rigë, ndërsa në takim janë të pranishëm ambasadorët e të dy vendeve. ab/
foto: ЕPА