• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stojkovski: Qytetarë të pandërgjegjshëm për momentin janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit

Stojkovski: Qytetarë të pandërgjegjshëm për momentin janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Për momentin nuk ka ndotës të mëdhenj që shkaktojnë ndotje të ajrit. “Çimentorja” është në 50 për qind të kapacitetit, funksionon me një furrë, nuk përdor lëndë djegëse alternative. "Makstili" nuk punon. Shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes për momentin janë qytetarët që djegin çfarëdo lloj mbeturinash për ngrohje dhe më pas sektori i ndërtimit, vlerësoi sot drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Sreten Stojkovski.

"Nuk mund të hyjmë nëpër shtëpi pa urdhër gjykate për të parë kush çfarë djeg, por në oborre nëse gjejmë mbeturina që planifikojnë t'i djegin, kemi kompetenca të veprojmë si dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe ato shtetëror. Aty ku nuk ka autorizim, veprojnë inspektorët shtetërorë të mjedisit jetësor", tha Stojkovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se nga 31 dhjetori nuk funksionon Makstili, ndërsa Çimentorja punon me 50 për qind të kapacitetit të saj, ndërsa më 1, 2, 3 dhe 4 janar ka pasur ndotje të ajrit në Shkup. Sipas matjeve që janë bërë nga laboratorët e akredituar dhe monitorimit të vazhdueshëm, siç ka thënë Stojkovski te këto dy kompanitë më të mëdha që kanë ndotur më parë, rezulton se ndotja është në kuadër të asaj që është e lejueshme.

"Të gjithë të angazhohemi që ta mbrojmë mjedisin jetësor. Duhet të punohet shumë në atë aspekt, ndërgjegjja duhet të veprojë te të gjithë, pasi të gjithë thithim këtë ajër të ndotur", ka thënë Stojkovski.

Në NQP Shkup, siç tha deri vitin e kaluar kanë përdorur gaz për ngrohje, ndërsa tani kanë kaluar në mazut - digjen në dy vende, në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. Një numër i madh i objekteve shëndetësore, shtoi ai, kanë vazhduar të përdorin mazutin.

"Ata bëjnë analiza. Analizat në varësi të periudhës kohore janë brenda kufijve të lejuar. Kemi në disa prej tyre tejkalim të oksideve të azotit. Aty ku ka tepricë i detyrojmë të pastrojnë në atë pjesë dhe pastaj të bëjnë matjen", theksoi Stojkovski.

Ai shton se kudo ku ka mundësi të punohet me gaz japin rekomandime që kjo të realizohet.

"Ngrohtoret mbeten të punojnë në gaz", shton ai.

Inspektorati Shtetëror, siç theksoi ai, gjatë vitit të kaluar ka iniciuar procedura gjyqësore për disa raste për kundërvajtje të kryera për ndotje të ajrit dhe ndotje të tjera në vlerë prej rreth 400 mijë euro dhe gjenden në procedurë gjyqësore.

"Vetëm dy- tre kompani reagojnë ndaj rekomandimeve të Qeverisë. Nëse bëjmë një procesverbal dhe i udhëzojmë të ulin kapacitetin ose ta ndalojnë atë, mund të ketë pasoja financiare për buxhetin e Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor. Prandaj këtu duhet të kemi kujdes. Nëse Qeveria merr vendim për ndalesë, atëherë ne veprojmë. Kështu rekomandimet e Qeverisë i japim deri subjektet juridike dhe ka rezultuar se disa prej tyre janë përgjegjës dhe i zvogëlojnë kapacitetet e tyre ose i ndalojnë ato", thekson Stojkovski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR