• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stojanovski: Seriozisht të shqyrtohet mundësia për përgjegjësi penale të Arsovskës

Stojanovski: Seriozisht të shqyrtohet mundësia për përgjegjësi penale të Arsovskës

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Këshilltari në Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE, Martin Stojanovski, deklaroi se duhet seriozisht të shqyrtohet mundësia për procedurë penale për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për mosplotësimin e obligimeve ligjore dhe kompetencat sipas ligjit.

"Sot e pamë gjithë paaftësinë e kryetares së qytetit të Shkupit dhe diagnozën e saktë pse Shkupi është në një gjendje katastrofike. Dhe nga kjo situatë Danella Arsovska gjeti arsye të grindet, arsye të refuzojë ndihmë dhe arsye të mos bashkëpunojë në atë që është kompetencë dhe përgjegjësi e saj", tha Stojanovski.

Plotësoi se, siç tha ai, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t'i korigjuar dështimet, mospërgjegjësinë dhe sjelljen fëmijërore të saj".

"LSDM e rrëmbyen Arsovskës duke e mbajtur dhe shantazhuar për procedura kriminele dhe jomorale. Dhe tani siç është LSDM hyzmeqar i BDI-së, Arsovska është e LSDM-së", tha ai.

Lidhur me pyetjen pse Këshilli nuk i votoi programet e Arsovskës dhe ç'farë do të bëjnë për t'i zgjidhur problemet, ai u përgjigj se ajo që të gjitha grupet e këshilltarëve nuk i votojnë programet është dëshmi se nuk janë mjaft të përpunuara.

"Ne si grup këshilltarësh gjtihmonë jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që është në interes të qytetarëve, që është në suaza të ligjit, por asesi më ndryshe, asesi në interes të Arsovskës dhe përfitimeve të saj të biznesit", theksoi këshilltari.

Në pyetjen se në çka do të bazohet procedura penale të cilën e njoftoi, ai u përgjigj se do të jetë për mosplotësimin e obligimeve.

"Duhet ta kisha shqyrtuar mundësinë e mospërmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive të saj, personalisht si kryetare komune, dhe këtu do të shohim ligjërisht se si do të shkonte ajo procedurë, sepse nëse një kryetar nuk i përmbush detyrimet e tij, ai duhet të mbajë përgjegjësi penale", pse është kështu tha ai. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR