• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stojanovski: Autobusët e NQP të hënën nuk do të qarkullojnë, edhe pse u caktua seancë e e Këshillit të Qytetit të Shkupit

Stojanovski: Autobusët e NQP të hënën nuk do të qarkullojnë, edhe pse u caktua seancë e e Këshillit të Qytetit të Shkupit

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Për shkak të pagës së papaguar për dhjetor, autobusët e NQP-së nga dita e hënë nuk do të qarkullojnë, edhe krahas asaj se është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, thonë nga Sindikata e Ndërmarrjes për qarkullim publik. Për mundësinë që të hënën në mëngjes të lëshohet nga një autobus në të gjitha linjet, për transport të nxënësve, pasi fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, nga Sindikata thonë se kjo do të shqyrtohet nesër.

Kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miqo Stojanovski për MIA-n thotë se ata qëndrojnë në vendimin e tyre se nuk do të ketë transport publik të hënën, kur u caktua seanca e Këshillit të Qytetit, ku si pikë e vetme në rendin e ditës, duhet të votohet për subvencionet prej 11 milionë euro për ndërmarrjen. 

"Në mëngjes të hënën në ora 4:30 asnjë autobus nuk do të dalë në bazat e ndërmarrjes. Nëse ishte e rëndësishhme për 45 këshilltarët e Qytetit të Shkupit të marrin vendim për subvencionet e NQP-së, atë kanë mundur ta bëjnë edhe dje dhe sot. Ne kërkojmë pagë për dhjetorin dhe pagesë të rregullt të pagave për vitin 2024", është decid Stojanovski.

I pyetur nëse të hënën merret vendim për subvencione në seancën e Qytetit të Shkupit, a do të vendoset të njëjtën ditë sërish transporti publik, ai tha se edhe nëse merret vendimi i tillë, e paqartë është procedura se nuk dihet kur do të paguhet paga. Ai përkujtoi se vendimi për subvencionet e NQP-së deri tani tre herë ka qenë në seancë të Këshillit, dhe tre ka qenë i shmangur.

"Nëse vendimi merret të hënën në kohë të  arsyeshme, që paratë të mund të hyjnë në llogaritë e ndërmarrjes, të martën do të ketë transport publik. Në të kundërtën, autobusët e NQP-së nuk do të qarkullojnë as të martën", tha njeriu i parë i Sindikatës së NQP-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR