• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stojanoski: Kontrollet kanë konstatuar një numër të madh të parregullsive gjatë furnizimeve publike në shumë klinika dhe shtëpi shëndetësore

Stojanoski: Kontrollet kanë konstatuar një numër të madh të parregullsive gjatë furnizimeve publike në shumë klinika dhe shtëpi shëndetësore

 Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Nga kontrollet e plota financiare të kryera në 24 institucione shëndetësore publike, për vitin 2023, në 19 janë konstatuar parregullsi në pjesën e kontrollit të zbatimit të procedurave të furnizimeve  publike, deklaroi Bojan Stojanoski, deputeti i VMRO DPMNE-së.

 Në konferencën e sotme për media, ai informoi se kontrollet e kryera nga ana e institucioneve në institucionet shëndetësore dhe klinikat publike kanë konstatuar disa parregullsi.

 "Kontrollet të cilat janë zbatuar nga ana e institucioneve në ISHP-së dhe klinikat njerrin fakte se LSDM-ja dhe BDI-ja në shëndetësi kanë parë biznes. Janë keqpërdorë  furnizimet publike në ISHP dhe klinika. Përveç tenderëve të turbullta të Filipçes në nivel qendror, për të cilat opinioni është në dijeni, janë bërë keqpërdorime në shumicën e ISHP-së", informoi ai.

 Parregullsitë e konstatuara të cilat i ka theksuar janë në KU për Kirurgji Maksilofaciale - Shkup, Shtëpinë Shëndetësore - Gostivar, në Shtëpinë Shëndetësore - Resnjë, në Shtëpinë Shëndetësore - Strugë,  KU për Urologji - Shkup, në Radiologji - Shkup, në Nefrologji - Shkup,  në Psikiatri - Shkup, në Spitalin Klinik - Tetovë, Shtëpinë Shëndetësore - Dellçevë, Shtëpinë Shëndetësore - Demir Hisar, Institutin e Shëndetit Publik --Shkup, Spitalin e Përgjithshëm - Strugë, Qendrn Shëndetësore - Veles, Spitalin e  Përgjithshëm - Strumicë, Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar - Dibër, Qendrn për Shëndet Publik - Shkup, Spitalin e  Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji "Shën Erazmo" - Ohër, Shtëpinë Shëndetësore - Probishtip.

"Parregullsitë në shëndetësi kanë metastazuar sistemin. Keqpërdorimet dalin në sipërfaqe, përgjegjësi do të ketë", tha deputeti. 

Foto: VMRO-DPMNE 

 

QËNDRONI TË LIDHUR