• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stoilkovski: Procesi i negociatave me partnerët e koalicionit është në fazë të avancuar dhe bazohet në parime

Stoilkovski: Procesi i negociatave me partnerët e koalicionit është në fazë të avancuar dhe bazohet në parime

 Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Negociatat me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh. Po bisedohet edhe për dikastere që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është ata t'i pranojnë parimet e Qeverisë, porositi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve. 

Ai përmendi se procesi i negociatave bazohet në parime - në procesin eurointegrues, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën për reforma të caktuara për zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

 Stoillkovski shtoi se VMRO-DPMNE-ja u kushton vëmemdje zgjidhjeve personale të cilat ofrohen në negociatat e koalicionit, me ç'rast, siç tha, të njëjtat nuk duhet të jenë të kompromituara n  dhe të përkushtohen ndaj punës dhe reformave të cilat do të pasojnë.

 Ai theksoi se në negociatat bëhet kujdes në cilësinë e vetë ndarjes dhe të numrit që VMRO-DPMNE-ja e ka në numrin e deputetëve për këtë përbërje parlamentare.

 "Negociatat mund të them se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim", përfundoi Stoillkovski.

 Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dje në Strugë porositi se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit krijues dhe progresiv. Qëllimi i tij, theksoi se është tejkalimi i të gjitha ndarjeve, mposhtjen e urrejtjes dhe përgjegjësisë absolute dhe joselektive. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR