• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoilkovski: Në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të vendosin nëse do të marrim pjesë në Qeverinë e Përzhinos

Stoilkovski: Në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të vendosin nëse do të marrim pjesë në Qeverinë e Përzhinos

Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Qeverinë teknike që duhet të zgjidhet më 28 janar dhe kryeministër i së cilës, sipas propozimit të BDI-së, duhet të jetë Talat Xhaferi, tha zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski.

"Në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të marrin vendim nëse do të marrin pjesë dhe mundësisht me cilët emra do të marrin pjesë në një Qeveri të tillë", tha Stoilkovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp para Qeverisë.

Ai theksoi se LSDM-ja po i bën dëm shtetit duke mos pranuar propozimin e tyre për shfuqizimin e projektit "Qeveria e Përzhinos" me qëllim që, siç tha, ta bëjë kryeministër Talat Xhaferin.

"Despoti nga Forina është një personazh i njohur për publikun nga shkeljet e ligjeve dhe procedurave, deri te regjistrimet me fyerjet e tij, gjë që nuk është material për një kryeministër të një vendi si Maqedonia në krizë. Por, Maqedonia me LSDM-në duhet të vuajë sepse Reçica e Vogël, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi ashtu e urdhëruan Dimitar Kovaçevskin. Kjo është arsyeja e vetme pse në Maqedoni ende ekziston një projekt i turpshëm që quhet Qeveria e Përzhinos dhe pse nuk ka ndryshim në modelin zgjedhor", theksoi Stoilkovski.

I pyetur nëse do ta votojnë Jovan Mitrevskin për kryetar të Kuvendit, Stoilkovski tha se për momentin nuk është e rëndësishme.

"Me rëndësi është që Talat Xhaferi me zgjedhje të Reçicës së Vogël dhe me një shantazh nga BDI ndaj LSDM-së, në periudhën e ardhshme do të jetë kryeministër pa legjitimitet", thekson Stoilkovski.

Lidhur me deklaratën e BDI-së se projekti i tyre i radhës është presidenti i shtetit, Stoilkovski tha se projekti i radhës i BDI-së është të shkojë në opozitë të thellë. sa/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR