• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stoilkovski: Do të ketë përgjegjsi për ngjarjet në Kirurgji

Stoilkovski: Do të ketë përgjegjsi për ngjarjet në Kirurgji

 Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë edhe personale dhe morale dhe politike, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në lidhje me konferencën për media të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, për ngjarjet me sallat kirurgjikale së Klinikës Universitare "Nënë Tereza".

Sipas Stoilkovskit, ministri nuk ka kërkuar përgjegjësi as nga udhëheqësia, as nga shërbimet e përbashkëta të përgjithshme dhe as ai personalisht nuk ka marrë përgjegjësi.

"Thjesht zbuloi se asnjë nga menaxherët nuk ndihej përgjegjës për kushtet në Kirurgji! Për dhjetë ditë ajri nuk është kompromituar ka vetëm aromë të keqe, 10 ditë nuk ka pasur operacione, sallat janë mbyllur, ndërsa ministri del në publik pa më të voglin turp sepse nuk ka përgjigje", tha Stoilkovski.

Ai beson se është shprehje e arbitraritetit, për të cilin duhet të ketë përgjegjësi.

"Kirurgjia, Klinika, shtylla e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut e shkatërojnë në themel, ndërsa Ilir Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Por prandaj, Ilir Demiri mjafton si ministër i LSDM/BDI-së për të mbrojtur drejtorët e Kirurgjisë dhe të Toksikologjisë dhe të mbajë fjalime politike duke akuzuar VMRO-DPMNE-në për spitalin në Leshkë", shtoi ai.

 Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në konferencën e sotme për mediat, informoi se deri më tani askush nuk ka dhënë dorëheqje për dështimin e ndodhur në sistemin shëndetësor për shkak të problemit me stacionet e kompresorit, për shkak të cilit operimet në Qendrën Klinke "Nënë Tereza" në Shkup nuk punon më shumë se një javë.

Në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për mediat, Demiri deklaroi se stacionet e kompresorit janë në pronësi të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qverisë dhe se për atë nuk mbanë përgjegjsi Klinika. rq/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR