• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoilkoviqi: Në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive kanë munguar 40.000 euro

Stoilkoviqi: Në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive kanë munguar 40.000 euro

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, sonte deklaroi se asnjëherë nuk është bërë regjistrim në Ministri me të cilën tani ai udhëheq. Siç tha, në arkën e Ministrisë (më parë Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive ) ku janë marrë para për të udhëtuar jashtë vendit, nuk është bërë asnjë regjistrim dhe kanë munguar 40.000 euro.

 "Të gjitha problemet që janë konstatuar janë  dokumentuar dhe i janë dorëzuar Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike. Më tej nuk është më puna ime, u përgjigj ai në pyetjejn në emisionin "Samo Vistina" (Vetëm e Vërteta) në televizionin "Kanal 5".

 Ai tha se për për 100 ditë "e ka rregulluar Ministrinë" dhe tani të gjithë të punësuarit "vijnë në punë, për dallim nga më parë, ku askush nuk vinte në punë".

 Stoilkoviqi tha se detyra e Prokurorisë është të ndjekë penalisht krimin,ndërsa, detyr e tij të dorëzojë gjithçka që gjen me dëshmi.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR