• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stjuart Piç për MIA-n: Qeveria duhet të tregojë se po përballet me korrupsionin

Stjuart Piç për MIA-n: Qeveria duhet të tregojë se po përballet me korrupsionin

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si një nga problemet kryesore në vend dhe Qeveria duhet të tregojë se po përballet me këtë problem, tha në intervistë për MIA-n, përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashku për Ballkanin Perëndimor, lord Stjuart Piç.

"Anketat këtu tregojnë se opinioni, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si problem. Qeveria duhet të tregojë se po përballet me këtë problem. Ekizistimi i një sistemi të pavarur për emërime i bazuar në merita, për shembull një proces transparent përzgjedhjeje për postet kyçe, përfshirë edhe për gjyqtarë. anëtarë të Komisionit për luftë kundër diskriminimit dhe persona në pozita të larta drejtuese, është një fillim i mbarë, së bashku me nevojën për transparencë dhe llogaridhënie në shumë institucione publike", theksoi Piç, i cili këtë javë ishte në vizitë të vendit dhe realizoi takime me përfaqësues të lartë të shtetit.

Ai në intervistë për MIA-n deklaroi se Mbretëria e Bashkuar e mbështet agjendën ambicioze reformuese të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe reformat që duhet të zbatohen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Lordi Piç shtoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar mbështet financiarisht Maqedoninë e Veriut në përballjen me këto aspekte përmes disa programeve.

Intervista me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimore, lord Stjuart Piç, së bashku me video materialin do të publikohet e plotë nesër. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR