Stjuart Piç për MIA-n: Korrupsioni e minon sigurinë
- Korrupsioni e minon sigurinë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë të gjithë atë që e shtyp korrupsionin jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin, tha në intervistën për MIA-n, përfaqësuesi special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Korrupsioni e minon sigurinë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë të gjithë atë që e shtyp korrupsionin jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin, tha në intervistën për MIA-n, përfaqësuesi special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç.
Në lidhje me problemin e korrupsionit, veçanërisht atë të lartë, aksioni i fundit i policisë dhe prokurorisë për abuzimet në Lotarinë shtetërore, por edhe zgjerimi i listës së zezë i SHBA-së nga ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti, Piç theksoi se korrupsioni jo vetëm që e minon sigurinë, por edhe i minon vlerat për të cilat angazhohemi.
"Sigurisht që korrupsioni e minon sigurinë. Pa dallim ku ndodhemi në botë, korrupsioni i minon vlerat për të cilat merremi. Një prej statistikave shqetësuese është se vetëm gjashtë për qind e njerëzve këtu mendojnë se pavarësimi i gjykatave është në një nivel shumë të mirë. Kjo është shqetësuese dhe ne do të vazhdojmë përmes Ambasadës sonë dhe përmes lidhjeve me miqtë tanë këtu për të ndihmuar në aspektin e sundimit të ligjit si për qytetarët ashtu edhe për bizneset", vlerëson Piç.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është investuesi i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe vlerësoi se biznesi britanik këtu dëshiron të punojë pa qenë të kërcënuar nga korrupsioni.
Sa i përket listës së zezë amerikane, ai thotë se është e drejtë sovrane e Qeverisë në Uashington që të vendosë për sanksionet që do të vendosë, por shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër korrupsionit.
Ai thotë se është kyçe që ekipi i Ambasadës britanike të punojë në projektet e sundimit të ligjit me zyrtarët kryesorë, por edhe me Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publikë.
Në intervistë, Pitç flet për takimet që ka pasur me kreun e shtetit të Maqedonisë, situatën e sigurisë në vend dhe rajon, integrimin evropian, për luftën në Ukrainë, planet e Trampit për zgjidhjen e konfliktit për 24 orë dhe negociatat e mundshme për paqen këtë dimër, por edhe për situatën në Siri.
Intervista me përfaqësuesin special britanik për Ballkanin Perëdnimor, Stjuart Piç do të publikohet e plotë në video-material nesër. qa/
Foto: MIA