• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stevanoviq për MIA-n: Për rastet me ethet hemorragjike krimo-konge jemi në komunikim me OBSH-në dhe kolegët nga rajoni

Stevanoviq për MIA-n: Për rastet me ethet hemorragjike krimo-konge jemi në komunikim me OBSH-në dhe kolegët nga rajoni

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Për rastet me ethet hemorragjike krimo-konge (EHKK) jemi në komunikim me Organizatën botërore të shëndetësisë, po i shterrim të gjitha përvojat që i ka bota, që në rajonin tonë janë të limituara, jemi në komunikim me kolegë nga rajoni dhe nga Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës infektive, Milena Stevanoviq.

Me OBSH-në jemi në linjë, kështu që, po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë", theksoi Stevanoviq.

Paraprakisht sot, zëdhënësi i Komisionit për sëmundje infektive, Zllate Mehmedoviq në deklaratë për MIA-n tha se nuk duhet të ngritet panik lidhur me gjendjen e re me ethet hemorragjike krimo-konge.

"Nuk presim të ketë më shumë raste, megjithatë kjo nuk është hera e parë të paraqitet në shtet një lloj i këtillë i sëmundjes, flasim konkretisht për ethet hemorragjike krime-konge. Se ka pasur edhe në të kaluarën - ka pasur, se paraqqitet në rajon - paraqitet, se do të ketë paraqitje të këtilla - do të ketë. megjithatë kjo nuk do të thotë se jemi në skaj të shpërthimit të një epidemie të re qpë do t'i rrezikojë seriozisht jetln dhe shëndetin", deklaroi Mehmedoviq.

Nga ajo që kanë parë, siç shtoi ai, rasti i parë është rast i infektimit të drejtpërdrejtë, ndërsa i dyti, infermierja nga Klinika infektive, me siguri është bartje përmes gjakut të kontaminuar.

Në rastin e parë me infektim të drejtpërdrejtë, jetën e humbi pacientja 27-vjeçare, pas infektimit nga kafshimi i rriqrave. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR