• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stendë promovuese "Unë shoh, unë kuptoj" me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin

Stendë promovuese

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Shoqata "Xixëllonja e kaltër" sot në Shkup me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin do të vendosë stendë promovuese të karakterit edukativ nën moton "Unë shoh, unë kuptoj".

Stenda do të vendoset në Ist Gejt Moll në Shkup, ndërsa ka për qëllim ta promovojë mbështetjen vizuale si mjet për komunikimi i dhe me këta persona, si dhe ta afrojë botën e tyre drejt mirëkuptimit të popullatës më të gjerë përmes ndarjes së bukmarks me mbështetje vizuale, prezantim të materialeve për komunikim dhe mbështetje vizuale dhe mundësi për punë për ata të cilët dëshirojnë "të hyjnë në këpucët" e personave me autizëm.

Ejani të shoqërohemi, të mësojmë dhe të dërgojmë porosi për dashuri dhe mirëkuptim, theksojnë nga Shoqata "Xixëllonja e kaltër" ab/

foto: MIA arkivi/Shoqata "Xixëllonja e kaltër"

QËNDRONI TË LIDHUR