Starmer: Rusia duhet të përballet me sanksione edhe më të ashpra
- Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se përparimi i “koalicionit të të përgatiturve” për mbështetje të Ukrainës është evident përmes rritjes së vullnetit politik, rritjes së numrit të pjesëmarrësve dhe entuziazmit për veprim të përbashkët.

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se përparimi i “koalicionit të të përgatiturve” për mbështetje të Ukrainës është evident përmes rritjes së vullnetit politik, rritjes së numrit të pjesëmarrësve dhe entuziazmit për veprim të përbashkët.
“Është e qartë se ka përparim politik në aspektin dinamik”, theksoi ai, pas përfundimit të Samitit të Parisit.
Starmer paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin po rikthehet në mënyrat e tij të vjetra dhe se është e nevojshme të rritet presioni ekonomik ndaj Moskës.
"Pjesëmarrësit në samit ishin të bashkuar fort në qëndrimin se tani sanksionet aktuale nuk duhet të lehtësohen apo të hiqen", theksoi ai.
“Përkundrazi, tani është koha për të forcuar sanksionet kundër Rusisë”, përfundoi kryeministri britanik. ls/
Foto: EPA