• e shtunë, 23 nëntor 2024

Starmer: Irani nuk duhet të përgjigjet për sulmet izraelite

Starmer: Irani nuk duhet të përgjigjet për sulmet izraelite

Londër, 26 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se Irani nuk duhet të përgjigjet për valën e sulmeve izraelite dhe njëkohësisht ju bëri thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtur. 

"Është e qartë për mua se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian. Është po aq e qartë për mua se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të jenë të përmbajtur. Irani nuk duhet të përgjigjet", tha Starmer, duke folur në konferencë për media në Samoa, ku ai po merr pjesë në një takim të krerëve të qeverive të Komonuelthit.

Armata izraelite mbrëmë e sulmoi Iranin, ndërsa gjatë sulmeve, të cilat zgjatën disa orë, cak ishin 20 caqe në vend. 

Një seri e shpërthimeve ishin dëgjuar në rrethinën e Teheranit menjëherë pasi ushtria izraelite njoftoi se po kryen sulme ndaj caqeve ushtarake në Iran si hakmarrje për sulmin iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. fc/

Fotografia: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR