• e premte, 27 dhjetor 2024

Stano: Të gjitha detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit duhet të të zbatohen

Stano: Të gjitha detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit duhet të të zbatohen

Beograd, 19 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano me rastin e 11 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, deklaroi se të gjitha obligimet nga ajo marrëveshje, si dokument i vlefshëm, duhet të të zbatohen dhe tha se nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin e komunave më shumicë serbe do të përballet me pasoja.

Stano ka thënë se është një dokument i vlefshëm dhe theksoi se BE-ja, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtar ia ka bërë të qartë Prishtinës se duhet ta formojë AKS-në që sipas tij është një nga “çështjet kyçe dhe më urgjente” në kuadër të dialogut.

“Është një dokument i vlefshëm. Të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me ndihmën e BE-së janë dokumente të vlefshme, janë detyrime të vlefshme dhe duhet të zbatohen. Kjo duhet të respektohet dhe është diçka që vazhdimisht ua përsërisim partnerëve tanë”, ka thënë Stano, informojnë mediat e Beogradit.

QËNDRONI TË LIDHUR