• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Shpallja e organizatave serbe nga ana e Kosovës si terroriste nuk i qetëson tensionet

Stano: Shpallja e organizatave serbe nga  ana e Kosovës si terroriste nuk i qetëson tensionet

Bruksel, 6 korrik 2023 (MIA) - Vendimi i Kosovës për shpalljen e dy organizatave serbe në veri për terroriste është “hap i njëanshëm që nuk kontribuon për qetësimin e tensioneve”, deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“E përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritjen e mëtejme të tensioneve dhe që urgjentisht të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën aktuale në përputhje me propozimin e BE-së", deklaroi Stano për Radion Evropa e Lirë. 

 Paraprakisht Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Kosova nuk e ka marrë këtë vendim në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. 

 Qeveria e Kosovës më 29 qershor i shpalli këto dy organizata si terroriste  “Mbrojtja Civile”  dhe “Brigada e Veriut” me arsyetimin se anëtarët e tyre qëndrojnë pas trazirave në veri të Kosovës dhe se  “paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”.

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se “janë identifikuar 45 persona të cilët u takojnë organizatave që morën pjesë në sulmet ndaj ushtarëve, policëve dhe gazetarëve të KFOR-it”. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR