• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Raund i bisedimeve pa përparim, BE-ja nuk pa gatishmëri për kompromis

Stano: Raund i bisedimeve pa përparim, BE-ja nuk pa gatishmëri për kompromis

Beograd, 15 shtator 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, deklaroi se raundi i fundit i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë përparim, sepse BE-ja nuk ka parë gatishmëri të palëve që të gjejnë kompromis, ndërsa vendet anëtare do të informohen për këtë, prej të cilëve do të kërkohen udhëzime për atë se si më tutje tu qasen partnerëve dhe cilat masa "të cilat i kanë në dispozicion" t'i ndërmarrin, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Stano në brifingun e rregullt për mediat theksoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozep Borel nuk ka thënë se dialogu është i pasuksesshëm, por se raundi i dialogut të enjten nuk ka sjellë rezultat sepse palët nuk kanë arritur marrëveshje. 

"Palët nuk ishin të gatshme që t'i tejkalojnë dallimet. BE-ja nuk është palë në dialog, por ndërmjetësuese, palë janë Kosova dhe Serbia", tha Stano. 

Sipas tij, BE-ja e ndihmon Kosovën dhe Serbinë që t'i tejkalojnë dallimet, por në të nuk mund të jetë e suksesshme nëse palët refuzojnë ta ndjekin rrugën e kompromisit dhe nëse dikush nuk dëshiron ndihmë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR