• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Autoritetet e Kosovës të shmangin hapat e njëanshëm të cilët mund ta përkeqësojnë situatën

Stano: Autoritetet e Kosovës të shmangin hapat e njëanshëm të cilët mund ta përkeqësojnë situatën

Bruksel, 5 shkurt 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ju bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të shmangin hapa të njëanshëm të cilët mund të kenë pasoja kundërproduktive, deklaroi sot zëdhënësit i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano. 

Ai theksoi se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës me të cilin ndalohet përdorimi i dinarit serb dhe operacioni i policisë kundër "disa institucioneve të udhëhequra nga serbët në veri të Kosovës", janë të paktën dy shembuj nga java e kaluar të cilat shkaktojnë shqetësim në BE.

"Këta hapa janë shqetësues sepse nuk kontribuojnë për përshkallëzim të situatës. Ato zakonisht nuk janë të koordinuar, janë ndërmarrë njëanshëm dhe pa konsultim për pasojat e mundshme që mund t'i kishin ndaj njerëzve në teren", theksoi Stano.

Ai theksoi se BE-ja ka reaguar për këto dy ngjarje, sepse bëhet fjalë për veprime të njëanshme të cilat mund të shkaktonin përkeqësim të situatës në teren. 

"Një gjë është e qartë" ato nuk kontribuojnë për qetësim të situatës dhe nuk bëjnë që njerëzit të ndjejnë se jeta e tyre do të përmirësohet, por e kundërta me këtë", shtoi Stano.

Sipas tij, për këto shkaqe është me rëndësi ringjallja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së dhe për këtë qëllim i dërguari i posaçëm i Unionit, Mirosllav Lajçak është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e rajonit dhe me bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim që të dyja palët të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive. 

"Është me rëndësi që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojnë për çështje të cilat janë shumë të rëndësishme, pa u ndërmarrë hapa të njëanshëm", tha Stano, duke shfaqur shpresë se së shpejti do të mund të paralajmërojë mbajtje të takimit me liderët serbë dhe të Kosovës në përpjekje që të zgjidhen këto çështje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR