Stacioni transformator Manastiri 2 me transformator të ri për rrjet të qëndrueshëm energjetik
- - Transformatori 400/110 kV ka mbërritur në trafostacionin (TS) Manastir 2 me çka do të stabilizohet sistemi i transmetimit dhe do të sigurohet furnizim me energji elektrike në rajonin jugperëndimor, informojnë nga SHA MEPSO.
- Post By Fitore Curri
- 15:14, 18 dhjetor, 2024
Manastir, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Transformatori 400/110 kV ka mbërritur në trafostacionin (TS) Manastir 2 me çka do të stabilizohet sistemi i transmetimit dhe do të sigurohet furnizim me energji elektrike në rajonin jugperëndimor, informojnë nga SHA MEPSO.
Me transformatorin e ri, siç thonë, do të ulet presioni në rrjet, do të përmirësohet besueshmërinë e sistemit për rajonin e Strugës, Ohrit, Resnjës, Manastirit dhe Prilepit, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë stinës së dimrit.
"Pas defekteve në të dy transformatorët 400/110 kV në TS Manastir 2, që ndodhën në janar 2024 dhe korrik 2024, menaxhmenti i ri MEPSO-s u përball me një rrezik të madh për stabilitetin energjetik në rajonin jugperëndimor. Në këtë rajon, i cili mbulon 25-30% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, është punuar me shumë përpjekje, duke u mbështetur ekskluzivisht në largpërçuesit 110 kV. Kontrata për blerjen e transformatorit është nënshkruar më 4 gusht 2023 dhe ende nuk është zbatuar, gjë që ka përkeqësuar gjendjen e rrjetit elektroenergjetik. Transformatori, fillimisht i destinuar për TS Dubrovë, është ricaktuar për TS Manastiri 2 për shkak të nevojave urgjente të rajonit. Ekipet e MEPSO-s kanë punuar pa u lodhur për të menaxhuar transportin kompleks të kësaj pajisjeje të madhe dhe kritike të energjisë, e cila tani është e vendosur në mënyrë të sigurt në TS Bitola 2 dhe e gatshme për instalim", thonë nga SHA MEPSO.
Theksojnë se me montimin e transformatorit të ri TS Manastir 2 do të stabilizohet rrjeti elektroenergjetik në Maqedoninë Jugperëndimore dhe dukshëm do të ulet rreziku nga ndërprerjet në furnizimin gjatë muajve kritikë të dimrit. fc/
Fotografia: SHA MEPSO